Shkurt.ch

Zvicër: 14 vjeçari vozit 213 km/h, kishte vjedhur Audi-n e babait të tij

Policia zvicerane kapi një shofer në autostradën A1 pranë Saint Gallen dhe zbuloi se ishte një djalë 14-vjeçar pas timonit.

Adoleshenti ishte duke vozitur me shpejtësi 213 km/h. 

Ai kishte vjedhur Audi-n e babait të tij, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch. 

Ai është referuar te prokurorët e të rinjve në kantonin e Saint Gallen.