Kuriozitete
Zuckerberg: Ka përpjekje për të krijuar imazh të rremë për Facebook-un
Kritikat me synime të mira ndihmojnë për t’u përmirësuar, por mendoj se po shohim një përpjekje të koordinuar për të përdorur në mënyrë selektive dokumentet e rrjedha për të pikturuar një imazh të rremë të kompanisë sonë”, deklaroi kompania Facebook ndaj kritikave për mosveprimin ndaj urrejtjes, dezinformimit dhe paligjshmërisë.
“Realiteti është se ne kemi një kulturë të hapur që inkurajon diskutimin mbi punën tonë, duke bërë përparim në shumë çështje komplekse që nuk janë specifike vetëm për ne”, shtoi kompania.
Rrjeti social Facebook po përballet me një krizë të madhe nga Cambridge Analytica.
Mediet kryesore amerikane, 17 në tërësi, publikojnë të ashtuquajturat ”Facebook Papers”, ku zbulojnë sekretet e rrjetit social të Mark Zuckerbergut.
Dokumentet e reja, më shumë se 10 000 faqe, ofrojnë një pasqyrë të asaj që po ndodh brenda kompanisë dhe procesin e saj të vendimmarrjes.
Zbulimet përfshijnë alarme të injoruara nga punonjësit lidhur me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin si dhe kërkesat e tyre për të parandaluar politikanët dhe personat e famshëm në SHBA nga postimi i gjithçkaje që ata kanë dashur në rrjetet sociale, pavarësisht pajtueshmërinë me politikat e këtij rrjeti social.
Dokumentet zbulojnë gjithashtu ankesën e punonjësve për të ndaluar postimet që nxisnin dhunën në vendet në rrezik, si Etiopia, por edhe raportet e vitit 2018 për trafikimin e qenieve njerëzore.
Dokumentet zbulojnë se si Shërbimet e Facebook janë përdorur për të përhapur urrejtjen fetare në Ind, në shkurt 2020, që përkon me tensionet që shpërthyen në Nju Delhi, gjatë të cilave vdiqën 53 persona.
Ndër gjetjet janë edhe ato të raportuara nga ”Washington Post” që citon disa burime dhe që kanë lidhje drejtpërdrejt me Zuckerberg.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










