Bota
Presidenti francez: Do ta rindërtojmë katedralen së bashku (Video)
Pasditen e së djeshme katedralja 850-vjeçare në Paris u kaplua nga flakët.
Pos qytetarëve të shumtë dhe zjarrfikësve, në ngjarje doli edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili premtoi publikisht rindërtimin e saj, përcjell albinfo.ch.
“Katedralja Notre Dame e Parisit është historia, literature dhe imagjinata jonë, vendi ku kemi jetuar momentet më të rëndësishme, epidemitë, luftërat dhe lirinë tonë. Është epiqendra e jetëve tona. Andaj, sonte iu them solemnisht, do ta rindërtojmë këtë katedrale, së bashku”, ka thënë presidenti franzec.
Të pikëlluar për djegien e katedrales janë shprehur edhe qytetarët.
Chatherine Hermann ka thënë se nuk mund ta fshehë pikëllimin teksa sheh një gjë të tillë. “Të dhemb ta shohësh ashtu”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Kurse Ydal Emrah ka thënë se bëhet fjalë për djegien e një ndërtese që përçon 850 vjet histori.
“Janë 850 vjet të historisë. Kjo të prekë në zemër dhe të gjithë jemi të pikëlluar”, ka thënë Emrah.
Banorë të shumtë të Parisit u mblodhën pranë katedrales, duke u lutur së bashku dhe pastaj u duartrokitën zjarrëfikësve që shuan zjarrin në katedrale.
Video-storie nga DW:
https://www.facebook.com/deutschewellenews/videos/1165097166991856/
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












