Bota
Zjarri kaplon lindjen e Athinës, mbi 50 të vdekur
Guvernatori i provincës Attika, Rena Dourou, thirri gjendjen e jashtëzakonshme mbrëmjen e hershme, kurse ndihma me avionë priten nga Spanja, Qiproja dhe ushtria amerikane.
Një pjesë e portit Rafina në lindje të Athinës është thuajse e shkatërruar tërësish, pasi një zjarr i fuqishëm kaploi vendin. Mbi 50 persona kanë humbur jetën, ndërsa ka plot të tjerë të humbur, shkruan albinfo.ch.
Guvernatori i provincës Attika, Rena Dourou, thirri gjendjen e jashtëzakonshme mbrëmjen e hershme, kurse ndihma me avionë priten nga Spanja, Qiproja dhe ushtria amerikane.
Por si nisi zjarri në Athinë?
Zjarret janë një problem i përsëritur në kryeqytetin grek dhe këtë herë flakët janë ndihmuar edhe nga erërat e forta. Por zyrtarët vendas janë shprehur për AFP se mund të kenë qenë zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkitin shtëpitë e braktisura ata që kanë nisur tragjedinë.
Ambasada e Shqipërisë shpreh ngushëllimet
Diplomacia shqiptare ka vendosur gjithashtu një kontakt për gjithë shqiptarët e zonës.
“Ambasada shqiptare në Athinë shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave të zjarreve në Greqi, dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë ndaj autoriteteve greke. Theksojmë se Ambasada është vënë menjëherë në kontakt me qytetarë shqiptarë të zonave të prekura, ndërsa i bëjmë thirrje që për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës në nr. +30 6941658183”, thuhet në faqen në Facebook të Ambasadës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












