Kuriozitete

Zjarrfikësit shpëtojnë qenin e ngujuar nga akulli

Një video interesante po qarkullon në rrjetet sociale duke paralajmëruar njerëzit të mos qëndrojnë në akull.

Denis Pilon, një zjarrfikës në Kanada, ka ndarë një video në Facebook në të cilën shihen zjarrfikësit duke shpëtuar një qen i cili ishte ngujuar në akull.

“Qëndroni larg akullit”, ka shkruar ai duke shpjeguar se qeni kishte rënë pasi pronarët i kishin dhënë leje të ecte në akull, transmeton Albinfo.ch.

Në video shihet se edhe zjarrfikësi pati probleme të qëndronte në akull, por arriti t’ia dilte falë litarit që kishte.

“Veprimi i shpejtë i zjarrfikësve ndihmoi të shpëtojë qeni i tyre”, shkroi Pilon në Facebook duke shtuar “mbani kafshët dhe fëmijët larg akujve”.

https://www.facebook.com/denis.pilon.391/videos/1966490713610909/