Shkurt.ch
Zjarr në spitalin e Flawil-it
24 persona, pacientë në këtë spital dhe të tjerë, është dashur të evakuoheshin për disa orë. Nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Një zjarr ka shpërthyer në spitalin e Flawil-it, St. Gallen. Zjarri kishte shpërthyer në bodrumin e spitalit, orët e hershme të mëngjesit të të martës. 24 persona, pacientë në këtë spital dhe të tjerë, është dashur të evakuoheshin për disa orë. Siç bën të ditur policia e kantonit të St. Gallenit, nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Zjarri ka shpërthyer në bodrumin e krahut perëndimor të spitalit, ku është e vendosur gardëroba dhe depot. Püer pasojë tymi, përmes hapësirës së ashensorit, kishte depërtuar në dhomat e të sëmurëve. Për këtë arsye 17 pacientë të prekur është dshur të strehoheshin përkohësisht në dhoma tjera.
Me ndërhyrjen e zjarrfikësve nga Flawili dhe St. Galleni, zjarri është vënë nën kontroll pas rreth dy orësh. Stacioni i emergjencës ka qëndruar i mbyllur gjatë tri orëve të paraditës, njofton Tagblatt.ch
Shkaku i zjarrit është ende i panjohur, ndërsa dëmet materiale, sipas policisë kantonale të St. Gallenit janë të konsiderueshme.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












