Bota
Zjarr në një resort në Francë, dy të vdekur, 22 të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një resort francez në Courchevel, duke i marrë jetën dy personave dhe ka lënduar 22 të tjerë, 4 prej të cilëve në gjendje serioze.
Zjarri nisi pak para agimit, të dielën, në një ndërtesë në të cilën qëndronin disa punonjës sezonalë. Në total, tri ndërtesa u përfshinë nga zjarri, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
70 zjarrfikës u angazhuan në përballjen me flakët.
Shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar ende. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin ekipet e zjarrfikësve që përdornin shkallët dhe përpiqeshin të shpëtonin njerëzit e bllokuar brenda ndërtesës 3-katëshe. Një video e postuar në median sociale tregonte të paktën një person që hidhej nga dritarja e një kati më të lartë për t’i shpëtuar flakëve.
Në një tjetër video shiheshin dhjetëra persona të evakuuar nga ndërtesa të mbledhur në rrugë. Raportet e mediave lokale thonë se në ndërtesë qëndronin rreth 60 punonjës të resortit, përfshirë edhe të huaj.
Prokurorët lokalë dhe policia do të nisin tani një hetim mbi shkaqet e zjarrit. Ministri i Brendshëm francez, Kristof Kastanjer, ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe ka lëvduar punën e zjarrfikësve.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra














