Lajme
Zhvillimi i Intelegjencës Artificiale, BE vendos rregulla dhe kufizime të reja
Anëtarë të Parlamentit Europian votuan të enjten në mëngjes me shumicë dërrmuese një draft-rregullore që do të sigurojë “zhvillimin në mënyrë etike” të Intelegjencës Artificiale. Votimi shtoi dispozita të reja në tekstin origjinal të propozuar nga Komisioni Evropian, veçanërisht detyrimet mbi të ashtuquajturat modele të themelimit gjenerues, si ChatGPT, që ka revolucionarizuar industrinë e teknologjisë.
Amendamenti ka si qëllim të sigurohet që chatbot-et të jenë transparentë, të përfshijnë opsione sigurie, kundër përmbajtjeve të palejuara në ligjin e Bashkimit Europian dhe të respektojnë të drejtat kryesore, si liria e shprehjes.
Deputetët e PE-së, po ashtu duan të ndalojnë atë që është cilësuar si përdorime ndërhyrëse apo diskriminuese të Intelegjencës Artificiale, të tilla si identifikimi biometrik në vende publike dhe sisteme të njohjes së emocioneve.
Projekt-rregullorja u miratua me 84 vota pro, shtatë kundër dhe 12 abstenime. Megjithatë, deputetët duhet ta kalojnë draftin në një seancë tjetër plenare negociuese me shtetet anëtare.
Akti i Intelegjencës Artificiale u propozua për herë të parë nga Komisioni në prill 2021 dhe i ndan sistemet e Intelegjencës Artificiale në katër kategori, sipas rrezikut që ato paraqesin për shoqërinë./euronews
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










