Lajme
Zhvillimi ekonomik dhe presioni politik po i largon të rinjtë nga Maqedonia
Sipas shoqërisë civile, të rinjtë në Maqedoni shihen si pjesë e parëndësishme e shoqërisë, dhe askush si vëren problemet e tyre. Shumica e të rinjve, pasi të kryejnë studimet, e kanë të pamundur të kyçen në tregun e punës, pa lidhje partiake e politike
Presionet politike dhe mungesa e zhvillimit ekonomik ka ndikuar që shumë të rinj nga Maqedonia ta braktisin shtetin, duke kërkuar një jetë më të mirë në Evropën perëndimore. Por, kjo praktikë konsiderohet e gabuar nga qeveria e re maqedonase, por edhe nga shoqëria civile e cila kërkon kushte më mira socio-politike për të rinjtë.
Teana Kardulla, ish-drejtuese e unionit të nxënësve të shkollave të mesme në Maqedoni, e cila për momentin studion në Greqi, thotë se më e rëndësishme është që të përmirësohet procesi edukativo-arsimor, të mos nënvlerësohen kapacitet me të cilat disponojnë të rinjtë në shoqërinë e Maqedonisë, sepse sipas saj, të rinjtë largohen nga vendi jo vetëm pse nuk gjejnë punë, por për shkak se ata nënvlerësohen, nuk ju dëgjohet zëri, madje edhe injorohen.
“Të rinjtë shihen si pjesë e parëndësishme e shoqërisë, askush si vëren problemet e tyre. Në momentin që Qeveria e Maqedonisë, nga kushdo që udhëhiqet, kur ajo të rinjtë do t’i përfshijë në formë aktive në krijimin e politikave, vetëm atëherë mund të shpresohet se të rinjtë do të mund ta ndërtojnë të ardhmen në Maqedoni”, konsideron ajo.
Me shumë rëndësi, sipas saj, është të gjendet një mënyrë që të ofrohen perspektiva të qarta për të rinjtë në të gjitha aspektet, duke pasur një strategji të qartë për shfrytëzimin e potencialit me të cilin disponojnë të rinjtë edhe në rast kur ata nuk dëshirojnë të jenë pjesë e politikës.
Ndërkaq, Majlinda Çilafi, kryetare e unionit të nxënësve të shkollave të mesme në gjuhën shqipe në Maqedoni, për REL thotë se sistemi arsimor duhet të pësojë ndryshime rrënjësore, në mënyrë që të rinjtë të bëhen të aftë të jenë konkurrues në tregun e punës.
Sipas saj, shumica e të rinjve, pasi të kryejnë studimet, pothuajse e kanë të pamundur për tu kyçur në tregun e punës, nëse nuk arrijnë që përmes lidhjeve partiake të punësohen në administratë.
Qeveria e kaluar e drejtuar nga VMRO-DPMNE, për një dekadë të tërë, në masë të madhe është kritikuar për shkak të numrit të madh të të rinjve, të cilët në vazhdimësi gjatë viteve të fundit, janë larguar nga Maqedonia, edhe përkundër ndërmarrjes së një varg masash, përmes ndarjes së mjeteve nga buxheti për stimulimin e kompanive për të hapur vende pune për të rinjtë.
Qeveria e re e Maqedonisë e cila drejtohet nga social demokratët, disa herë është zotuar se e ardhmja e të rinjve do të jetë me prioritet.
Por, Bllazhen Maleski nga Këshilli Kombëtarë i të Rinjve në Maqedoni thotë se projekti i promovuar gjatë këtij muaji “garancia e të rinjve”, që parasheh në varg masash për krijimin e mundësive për vetëpunësim përmes grandeve të ndryshme financiare, do të arrijë të jetë funksional nëse projektet qeveritare marrin shtrirje barabartë në të gjitha komunat, veçanërisht në ato rurale.
“Nevojitet një zgjidhje sistemore për të ndërtuar perspektiva të qëndrueshme për të rinjtë. Pushteti qendror duhet të shtrijë veprimin përmes aktiviteteve të drejtpërdrejta të pushtetit vendor, që informacioni të arrijë tek të gjithë. Sepse politikat e Qeverisë, sado që të jenë të mira, nëse ato nuk arrijnë tek çdo i ri edhe në viset më rurale është e kot, sepse pikërisht ata të rinjtë e kanë më të vështirë sigurimin e një vendi të punës”, thotë Maleski.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










