Maqedonia
Zhdukja e zanateve të vjetra
Me kalimin e viteve shumë zanate kanë mbetur pjesë e të së kaluarës
“Që nga 1990 deri më sot, është viti 2019 nuk është ofruar askush, apo të më pyesë “Mjeshtër, a mund të vijë fëmija im të mësojë zanat?”. A e kuptoni se për sa vite po flasim?”, pohon Ilija Trajkovski, kapelabërës.
Si një ndër zanatçinjtë më të vjetër në Çarshinë e Shkupit, Ilija Trajkovski, flet me nostalgji për të shkuarën e Çarshisë, por me shqetësim për të ardhmen e saj, pasi të rinjtë nuk shfaqin aspak interes për mësimin e zanateve. Me pensionimin e tij, do të pensionohet edhe ky zanat, sepse nuk është ofruar askush që ta mësojë. Për këtë kapelë, çmimi e së cilës është rreth 20 euro, nevojiten 3-4 ditë, çmimi i saj u duket i lartë atyre që vijnë nga vendet e Ballkanit, por jo edhe atyre që vijnë nga vendet Evropiane. Ai thotë se dyqanet e zanatçinjve nuk kanë shumë klientë, por edhe ato vizita të rralla më së shumti i bëjnë turistët. Kuantiteti, thekson kapelabërësi Trajkovski, ngadalë po e zhduk cilësinë, raporton Alsat.
“Ata që vijnë nga vendet perëndimore e kuptojnë shumë çfarë është biznesi privat dhe puna e dorës. Ata nuk bëjnë probleme për çmimet. Problemin e bëjnë vendet ballkanike. Sepse në shekullin 21 hyri në treg mall i tillë që neve na shkatërroi, ai është malli kinez, i cili është i prodhuar nga poliesteri apo fija sintetike”, tha Ilija Trajkovski, kapelebërës, përcjell albinfo.ch.
Trajkovski ankohet për përkrahjen institucionale ndaj zanatit të tij. Sipas tij në vendet perëndimore zanatçinjtë nuk paguajnë tatime, por marrin subvencione që të evitohet zhdukja e tyre. Aneta Atanasovska, nga Lidhja e Zanatçinjve thotë se një nga problemet me të cilat përballen zanatçinjtë, është ulja e kufirit të TVSH-së, nga 2 milion denarë në një milion denarë, ndryshim i cili si tatimpagues përfshinë edhe zanatçinjtë.
“Kemi reaguar disa herë deri tek institucionet, shpresoj se do të gjejnë mundësinë për rritjen e kufirit të TVSH-së, sepse kështu zanatçinjtë përballen me problem, duhet të rrisin çmimet e produkteve të tyre dhe rrjedhimisht ulet numri i klientëve”, tha Aneta Atanasovska nga Lidhja e Zanatçinjve.
Me kalimin e viteve shumë zanate kanë mbetur pjesë e të së kaluarës, disa prej të cilave për shkak të ndryshimit të mënyrës së jetesës, të tillë janë: Kazanë bërësit, sandall bërësit, saraçët, batanije bërës e të tjerë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











