E-Diaspora
“Zgjidhja ideale: Diçka në mes mentalitetit kosovar dhe zviceran”
“Do të preferoja diçka ndërmjet. Respektin e njerëzve dhe qetësinë e Zvicrës, të kombinuar me optimizmin dhe vitalitetin e Kosovës”
Ylli shqiptar i SSC Napoli dhe kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami preferon një shkrirje në mes të mentalitetit zviceran dhe atij kosovar. “Diçka ndërmjet. Respektin e njerëzve dhe qetësinë e Zvicrës, të kombinuar me optimizmin dhe vitalitetin e Kosovës”.
Kështu i është përgjigjur Behrami pyetjes së gazetës Aargauer Zeitung të bërë në kuadrin e serisë së blic intervistave që ajo ka zhvilluar me futbollistët e përfaqësueses së Zvicrës.
Pyetjes së radhës, se cilin vend do ta zgjidhte në mes të Italisë dhe Anglisë, futbollisti i rritur në atmosferën e temperamentit italian i përgjigjet pa dilemë: Italinë. “Më pëlqen jeta dhe kultura këtu. Pastaj në futbollin e Serie A, komponenti fizik, trupor është më pak i theksuar. Dhe kjo më konvenon pasi që unë kohëve të fundit kam pasur disa probleme me lëndime.
Po ashtu Behrami nuk ka dilema në përcaktimin në mes të hokejit mbi akull dhe basketbollit. “Basketbolli, ky vendim për mua është shumë i thjeshtë. E ndjek intensivisht ligën amerikane NBA. Skuadra ime e preferuar është Miami Heat”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











