Integrimi
Zgjidhja e problemit të pensioneve gjendet në Kosovë
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës kërkon nga institucionet kosovare që të plotësohen me urgjencë kushtet e parashtruara nga shtetit helvetik, në mënyrë që të mundësohet një marrëveshje ndërshtetërore
Takimi i së hënës, më 2 dhjetor 2013, në nivel ministrash në Bernë për Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës është një hap para në vlerësimin të kushteve, të cilat duhet t‘i përmbushin institucionet kosovare për elaborimin e një marrëveshjeje të sigurimeve shoqërore mes shtetit të Zvicrës dhe Kosovës.
Nga data 1 prill 2010, pas një vendimi të Këshillit federal, Zvicra nuk zbatohet më me Kosovën marrëveshja për sigurime shoqërore të arritur më parë me ish-Jugosllavinë. Gjykata Federale e Zvicrës ka konfirmuar këtë vendim në qershor të vitit 2013.
Zvicra zyrtare ka kërkuar nga shteti i Kosovës përmbushjen kushteve administrative dhe ligjore, për t‘i hapur rrugë Këshillit Federal dhe Parlamentit Zviceran për miratim të një konvent të tillë. Legjislacioni i Kosovës duhet të garantojë eksportimin e shtesave sociale, gjë e cila nuk zbatohet aktualisht.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës kërkon nga institucionet kosovare që të plotësohen me urgjencë kushtet e parashtruara nga shtetit helvetik, në mënyrë që të mundësohet një marrëveshje ndërshtetërore.
Në këtë kontekst KSHZ-ja kërkon nga institucionet përgjegjëse të Kosovës që të tregojnë më shumë vullnet politik për zgjidhjen e këtij problemi, i cili duket se është neglizhuar pa pasur nevojë.
KSHZ i shpreh mirënjohje Qeverisë së Zvicrës që ka hapur rrugën për ekzekutimin e një marrëveshjeje bilaterale në mes dy shteteve.
KSHZ konsideron se çelësi i zgjidhjes së këtij problemi social tani gjendet në Kosovë!
„Presim nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës t’i japin prioritet zgjidhjes së këtij problemi, nga ku do të merrte fund ankthi pritës i pensionistëve kosovarë”, thuhet në një komunikatë për media të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) në lidhje me takimin ndërmjet ministrit federal të Zvicrës, Alain Berset, dhe ministrit kosovar për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Nenad Rashiq, me theks të veçantë sigurimet sociale dhe çështja e pensioneve për kosovarët.
Për më shumnë informacione:
Jeton Kryeziu, kryetar i Kuvendit. E-mail: [email protected]
Avni Binaku, Sekretar i Kuvendit. E-mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











