Kosova
Zgjedhjet parlamentare të Serbisë, edhe në Kosovë
Autoritetet e Kosovës nuk ndihmojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në vendbanimet me shumicë serbe. Mbarëvajtjen e procesit dhe grumbullimin e votave do ta bëjë misioni i OSBE-së në Kosovë.
Në Kosovë, në vendbanimet me shumicë serbe, do të zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që zhvillohen të dielën, më 21 qershor. Autoritetet e Kosovës nuk ndihmojnë në këto zgjedhje, mirëpo mbarëvajtjen e këtij procesi dhe grumbullimin e votave do ta bëjë misioni i OSBE-së në Kosovë.
Kjo praktikë është ndjekur në marrëveshje me autoritetet kosovare edhe në të kaluarën, ka bërë të ditur zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Jeff Bieley. “Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017. Sipas praktikës së vendosur, një kërkesë është pranuar nga Beogradi dhe është arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës. Janë marrë të gjitha masat për të ofruar sigurinë e stafit dhe votuesve. Do të ndiqen të gjitha masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë”, ka thënë Jeff Bieley.
Sipas tij, ky është një operacion i OSBE-së për mbledhjen e votave. “Janë ndërmarrë të gjitha masat që të ketë siguri për stafin dhe votuesit. Do të ndiqen të gjitha masat kundër koronavirusit që aplikohen në Kosovë. Numri i lokacioneve të qendrave të mbledhjes së votave në mbarë Kosovën është i njëjtë si në vitin 2017”, ka thënë zëdhënësi Bieley.
Nga Qeveria e Kosovës askush nuk është deklaruar rreth mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë edhe në teritorin e Kosovës, ndonëse më herët kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se qeveria e tij do të shikojë praktikat e kaluara se si është vepruar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në territorin e Kosovës.
Kurse kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka, nga ana e saj ka thënë se KQZ e Kosovës nuk është fare e përfshirë në organizimin e zgjedhjeve të Serbisë që mbahen edhe në territorin e Kosovës. “Ne si KQZ i organizojmë vetëm zgjedhjet e Kosovës, ne jemi institucion që organizojmë zgjedhjet, të cilat shpallen në Republikën e Kosovës. Për zgjedhjet që mbahen në Serbi dhe që ato janë lejuar të mbahen edhe në Kosovë, ne nuk kemi asnjë kompetencë”, ka thënë Valdete Daka.
Ndërkohë situata në Kosovë lidhur me koronavirusin në javën e fundit është përkeqësuar, ku vetëm brenda 6 ditësh ka afro 500 raste të reja të infektimeve. Masat e lirisë së lëvizjes tashmë janë hequr, mirëpo, sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, grumbullimi i madh i njerëzve në një hapësirë ku nuk mund të ruhet distanca, është kërcënim për shëndetin publik. Në Kosovë deri më tash janë regjistruar 1,916 raste me koronavirus. 973 persona janë shëruar, ndërsa, 34 pacientë kanë vdekur.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës SHBA: 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje... -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










