Kosova
Zgjedhjet nuk kanë lidhje me vizat
Liderët e partive, në kuadër të premtimeve parazgjedhore, kanë filluar premtimet e tyre për heqjen e vizave derisa shtetet anëtare të BE-së vazhdojnë të mos jetë unike për këtë proces
Liderët e partive, në kuadër të premtimeve parazgjedhore, kanë filluar premtimet e tyre për heqjen e vizave derisa shtetet anëtare të BE-së vazhdojnë të mos jetë unike për këtë proces.
Ekspertët e integrimeve vlerësojnë se zgjedhjet nacionale në Kosovë nuk e pengojnë heqjen e vizave, por që ky proces nuk pritet të jetë në agjendë të BE-së së paku deri në vitin 2020, shkruan gazeta “Zëri”.
Po bëhen tashmë 10 vjet qëkur liderët shtetërorë të Kosovës i kanë filluar premtimet e tyre për liberalizim të vizave, derisa ky proces vazhdon të mbetet i bllokuar te Këshilli i Ministrave i BE-së, i cili ende nuk e ka futur në agjendë. Mirëpo kjo gjë nuk i ka ndaluar krerët e partive në Kosovë që në kuadër të premtimeve elektorale ta përmendin edhe heqjen e vizave për Kosovën. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili deri më tani dhjetëra herë ka premtuar heqjen e vizave, një premtim të tillë e bëri përsëri javën që lamë pas, duke theksuar se liberalizimi mund të ndodhë më së largu deri në tetor të këtij viti.
“Jemi në proces. Mendoj se nuk ka mbetur shumë. Tani në shtator do të vijë delegacioni i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, në javën e parë ose në të tretën. Nuk është çudi të merret në këtë vjeshtë, qoftë edhe para zgjedhjeve është i mundshëm, pra nuk është çudi. Në tetor besoj po se po”, ka thënë Haradinaj.
Mirëpo ekspertët e integrimeve vlerësojnë se institucionet e reja të BE-së nuk e kanë prioritet heqjen e vizave për Kosovën, pasi ka ende shtete të BE-së të cilat janë skeptike për këtë proces. Rrjedhimisht sipas tyre, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të futet në agjendën e BE-së deri në vitin 2020 percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














