Shkurt.ch
Zgjedhjet nuk i sjellin Bernës kryetarin e ri
Numrin më të madh të votave, 13.846 sish, e ka fituar Alec von Graffenried nga GFL. Por pasi që asnjëri nga kandidatët nuk mblodhi votat e mjaftueshme, duhet të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryebashkiak, më 15 janar 2017
Dita e sotme ka qenë për Zvicrën ditë e votimeve, jo vetëm, në nivel nacional por edhe e zgjedhjeve për qeveri dhe parlamente qytetesh e kantonesh në 10 kantone të ndryshme.
Kështu, në kryeqytetin e shtetit, në Bernë sot janë zhvilluar zgjedhjet për ekzekutivin e qytetit dhe njëkohësisht edhe për kryebashkiakun, i cili është po ashtu edhe pjesë e ekzekutivit. Por, zgjedhjet e sotme nuk e kanë sjellë njeriun e parë të qytetit të Bernës, i cili do t`i zinte vendin atij të deritashmit, Alexander Tschäpatt, i cili pas rreth 20 vitesh ka vendosur ta lëshojë këtë post.
Kështu, pasi që asnjëri nga kandidatët nuk mblodhi votat e mjaftueshme (50%), duhet të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryebashkiak, më 15 janar 2017, transmeton albinfo.ch.
Numrin më të madh të votave, 13.846 sish, e ka fituar Alec von Graffenried nga GFL, që është një fraksion lokal i Partisë së Gjelbër. Menjëherë pas tij vjen Ursula Wyss nga SP/PS, me 12368 vota. Pas tyre vijnë me një dallim të madh në numra Franzisca Teuscher (Grünes Bündnis) me 6916 vota, Reto Nause (CVP) me 3282, Alexandre Schmidt (FDP) me 2840 dhe Erich Hess (SVP) me vetëm 1421 vota.
Rezultatet e zgjedhjeve për Asamblenë Komunale të cilat po ashtu janë zhvilluar sot, pritet të bëhen të ditura më vonë sonte.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











