Shkurt.ch
Zgjedhjet në Valais, prin Oscar Freysinger
Kandidati i PLR-FDP, Léonard Bender ka humbur garën në raundin e dytë zgjedhor në Valais
Rezultatet e para të zgjedhjeve në Valais tregojnë se pesë kandidatët e UDC-SVP, PDC-CVP dhe PS-SP-së janë në epërsi dhe se kandidati i PLR-FDP ka mbetur mbrapa.
Më konkretisht, kandidati i UDC-SVP, Oscar Freysinger e ka siguruar zgjedhjen e tij. Katër kandidatët tjerë, sipas epërsisë së votave janë: Jean-Michel Cina (PDC-CVP), Esther Waeber-Kalbermatten (PS-SP), Jacques Melly (PDC-CVP) si dhe Maurice Tornay (PDC-CVP). Të gjithë nuk janë në distancë të largët sa i përket numrit të votave me Oscar Freysinger.
Për kandidatin e PLR-FDP, Léonard Bender, distanca nga katër kandidatët tjerë është e madhe, respektivisht rreth 9 mijë vota, edhe pse rezultatet e komunave tradicionale të radikalëve të Valais ende nuk dihen.
Edhe vetë kryetari i PLR-DFP të Kantonit Valais, George Tavernier, ka pranuar se kandidati i tyre ka humbur garën. “Populli i Valisit ka vendosur t’ ia japë një mision të ri PLR (FDP)-së, pra që të mos jetë më në qeverisje“ tha Tavernier.
Befasi e ditës ishte pjesëmarrja e votuesve që i afrohet 65 për qindëisht, shumë afër përqindjes së raundit të parë zgjedhor që kishin dalë në zgjedhje 66% e votuesve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











