Lajme
Zgjedhjet në Gjermani, këto janë rezultatet

Bazuar në rezultatet preliminare, socialdemokratët e Gjermanisë (SPD) kanë fituar ngushtë zgjedhjet federale në vend, duke mposhtur partinë e kancelares në largim, Angela Merkel.
SPD-ja siguroi 25.7 për qind të votave, derisa blloku konservator CDU-CSU 24.1 për qind.
Të Gjelbrit morën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, duke dalë në vendin e tretë me 14.8 për qind të votave.
Për t’u formuar Qeveria duhet krijuar një koalicion, raporton BBC, derisa kreu i SPD-së, Olaf Scholz, ka deklaruar se qytetarët e duan atë për kancelar të ardhshëm.
Dominanca e partive CDU/CSU dhe SPD i përket tani së shkuarës – zgjedhësit kanë votuar qartë për ndryshimin. Ky është një shans për ndryshimet e nevojshme, mendon kryeredaktorja e DW Manuela Kasper-Claridge.
Ndryshimi ka ndodhur. Vota e gjermanëve është e qartë: T’u jepet fund kompromiseve minimale të „koalicionit të madh”. Të hapet rruga për detyra të mëdha, si mbrojtja e klimës, digjitalizimi dhe modernizimi i nevojshëm i Gjermanisë. Këtë detyrë herkualiane partitë mund ta realizojnë tani vetëm së bashku partitë më të vogla. Në të gjitha opcionet për koalicione të mundshme si partia „Të Gjelbërit” edhe ajo liberal-demokrate FDP do të luajnë rol të rëndësishëm. Pa këto dy parti nuk mund të krijohet qeveria. E është mirë kështu. Nodshta madje kështu krijohet një qendër e re liberale.
Nusja e gjelbër, me kosto të lartë
Rritje të ndjeshme elektorati ka pasur partia Të Gjelbërit, gjë që tregon, se frika për pasojat e ndryshimit të klimës i preokupon zgjedhësit. Me këtë rezultat Të Gjelbërit do të hyjnë plot vetëdije në bisedimet e sondazhit për krijimin e koalicionit qeverisës. Ekologjistët janë si nusja, që po e kërkojnë shumë, por ajo mund tarrisë koston e pajës. Por me gjasë Gjermania është më pak e gatshme për ndryshimet nga sa kishte shpresuar kandidatja e ekologjistëve Annalena Baerbock. E aq më tepër nëse këto ndryshime kushtojnë para. Edhe këtë e dëshmon rezultati i zgjedhjeve.
FDP bashkëvendos
Edhe FDP është e rëndësishme. Krijimi i qeverisë së re pa këtë parti është i pamundur. Liberalët me konceptet e tyre politike shumë të ndryshme nga ato të ekologjistëve mund t’i frenojnë disa prej dëshirave të të gjelbërve. Liberal-demokratët i besojnë tregut të lirë, insistojnë për digjitalizimin dhe duan mbrojtjen e klimës pa rritjen e taksave. Se si mund të funksionojë kjo, pritet të sqarohet në bisedimet e sondazhit për krijimin e qeverisë.
CDU/CSU në bankën e opozitës
Është i qartë dështimi elektoral i CDU/CSU-së, edhe pse humbja e votave është më e vogël nga sa parashikonin sondazhet e fundit. Minusi dramatik krahasuar me zgjedhjet e mëparshme është mëse evident. Kandidati për kancelar Armin Laschet nuk arriti t’i bindë zgjedhësit, ndonëse si kryeministër i landit të Renanisë Veriore – Vestfalisë ai është i suksesshëm. Edhe partia simotër bavareze CSU ka pësuar humbje. Rezultati më i dobët ky për këtë parti në zgjedhjet parlamentare që nga viti 1949. Pas 16 vjetësh në qeveri unionit konservator s’i mbetet veçse të ulet në bankën e opozitës.
Opsioni Xhamajka
Megjithatë CDU/CSU do të përpiqet me të gjitha mundësitë të krijojë qeverinë – një të ashtuquajtur koalicion Xhamaika (shën. red. për shkak të ngjyrave simbol të partive që përkojnë me ngjyrat e flamurit të Xhamajkës) – koalicion zi, gjelbër, verdhë pra me ekologjistët dhe liberalët. Kjo është e mundur, edhe pse konservatorët dalin forca e dytë. Vendimtare do të jetë, se kush do t’ia arrijë të krijojë një koalicion me një mazhorancë të qendrueshme. E në historinë federale ka ndodhur tri herë që grupi më i fortë parlamentar nuk ka arritur të ketë kancelarin.
Merkel 2.0
Një sfidë kjo për Olaf Scholz, i cili e bëri partinë socialdemokrate më të fortën në këto zgjedhje. Ndonëse me fitore të ngushtë, ai ia doli të rikuperojë në mënyrë të pashmbullt pozicionin e SPD-së. Socialdemokratët në sondazhe luhateshin në fillim të fushatës pjesërisht deri tek 12 përqind. Partia popullore e dikurshme dukej se ishte përtokë. Olaf Scholz ia doli kthesës. Megjithatë se çfarë synon ai personalisht, çfarë është e rëndësishme për të, kjo mbeti e paqartë. Ai të le përshtypjen si një lloj “Merkel 2.0”. Tek ai mund të mbështetesh, është profesionist dhe pa emocione të mëdha. Kjo duket se u ka pëlqyer zgjedhësve.
Opsioni semafor
Tani Olaf Scholz duhet të tregojë se çfarë potenciali ka. Nëse ai do të bëhet kancelari i ardhshëm, duhet të hyjë shpejt në bisedime me të Gjelbërit dhe Liberalët. Krijimi i një koalicioni me ngjyrat e semaforit: kuq, gjelbër, verdhë, është qëllimi i tij. Kjo nuk do të jetë e lehtë. Sepse atij do t’i duhet t’u bëjë lëshime partive më të vogla. Lidhur me politikën për klimën ose atë fiskale. Të njëjtën gjë do të përpiqet të bëjë edhe CDU-ja, të cilën ai e ka pas qafe.
Rezultati ende i hapur
Rezultati është ende i paqartë, por gjermanët nuk e duan vazhdimin e politikës së Angela Merkelit. Pushteti dhe influenca e partive të mëdha CDU dhe SPD krahasuar me kohët e mëparshme është tkurrur ndjeshëm.
Politika gjermane po bëhet më e larmishme. Ky është një shans i madh për trajtimin e temave të së ardhmes. Mbrojtja e klimës dhe digjitalizimi. /DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët