Kosova

Zgjedhjet e 12 tetorit: Regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës nga 23 korriku deri më 29 gusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se periudha e regjistrimit të votuesve nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, do të jetë nga 23 korriku deri më 29 gusht.

Sipas njoftimit, për dallim prej zgjedhjeve nacionale, në zgjedhjet lokale votuesit nga jashtë Kosovës mund të votojnë vetëm përmes postës, pasi sipas ligjit votimi në përfaqësi diplomatike nuk aplikohet në këto lloj zgjedhjesh, transmeton albinfo.ch.