Lajme
Zgjedhja e Thaçit president, dërgohet në Gjykatë Kushtetuese
Opozita kërkesën e vet e mbështetë në rastin e ish presidentit Behgjet Pacolli, të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, 30 ditë pas zgjedhjes për mungesë kuorumi
Tri partitë opozitare në Kosovë, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, e kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një ankesë që konteston mënyrën se si u zgjodh president Hashim Thaçi. Sipas opozitës, zgjedhja e Thaçit president i Kosovës bije ndesh me parimet kushtetuese.
Opozita kërkesën e vet e mbështetë në rastin e ish presidentit Behgjet Pacolli, të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, 30 ditë pas zgjedhjes për mungesë kuorumi.
Edhe pse opozita shpesh nuk kanë qenë e kënaqur me vendimet e kësaj Gjykate, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti tha se “kësaj here po duan ta testojnë atë dhe ta ndjekin deri në fund rrugën institucionale, krahas protestave”.
“Ne mendojmë se zgjedhja e Thaçit ka qenë jo legjitime dhe është përcjellë me parregullsi. Prandaj sot tre përfaqësuesit e opozitës e dorëzojnë këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese dhe të shohim cila do të jetë përgjigjja e tyre. Ne e kemi parë shumë përgjigje nga kjo Gjykatë dhe shumë herë jemi ndarë të pakënaqur”, tha ajo.
Dërguti nuk dha shumë shpjegime se ku bazohet kërkesa, duke përmendur vetëm disa: mungesën e 120 deputetëve në sallë dhe pauzat e shpeshta gjatë votimit.
Ndërsa Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se presidenti i zgjedhur, nuk është person unifikues dhe se zgjedhja e tij, është bërë nën masa represive.
”Ka qenë nën masat represive. Nuk ka ndodhur asnjëherë, që deputetët e Parlamentit të Kosovës të nxirren zvarrë. Unë nuk e di si ka mundësi një njeri të zgjidhet president, kur deputetët e Parlamentit të Kosovës, që mbrojnë interesin e qytetarëve, të nxirren zvarrë përjashta”, tha Muharremaj.
Edhe Enver Hoti, nga Nisma për Kosovën, u shpreh i bindur se nëse vlerësohet përmbajtja e kësaj lënde, ata do të dalin fitues në këtë rast. “Jemi të bindur se nëse vlerësohet përmbajtja e kësaj lënde, nuk vlerësohen emrat e përveçëm mendojmë se presidenti, do ta ketë fatin e presidentëve tjerë”, tha ai.
Opozita në këtë rast lidhet me rastin “Pacolli” ku Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar, në mungesë kuorumi. Në rastin e Hashim Thaçit, kuorumi ka qenë, 82 deputetë, por ata që janë larguar nga kanë pasur leje nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Ndërsa vetë president i zgjedhur, Hashim Thaçi thotë se zgjedhja e tij ka qenë në përputhje me Kushtetuesen. Sipas tij, procesi ishte shumë demokratik dhe gjithçka ishte në rregull.
“Opozita mund ta konsultojë Kushtetuesen, mirëpo nuk ka arsye. Për procesin e zgjedhjes time president, ne jemi konsultuar me ekspertë të ndryshëm ndërkombëtarë dhe të gjithë e kanë përkrahur procesin”, ka deklaruar presidenti i ri, i cili mandatin presidencial e merr zyrtarisht nga data 7 prill nga presidentja në ikje, Atifete Jahjaga.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












