Kosova
Zëvendëskryeministri: Kosova bëri lëshim të madh që pranoi marrëveshjen pa njohje formale
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka vlerësuar si lëshim të madh të Kosovës faktin që ka pranuar marrëveshjen bazë të arritur me Serbinë në kuadër të dialogut mes dy vendeve, ku nuk bën pjesë njohja formale.
“Me Marrëveshjen Bazike, Serbia është pajtuar që ta trajtojë Kosovën si një anëtare të barabartë sovrane, ka njohur integritetin tonë territorial, ka rënë dakord të mbajë marrëdhënie normale si me të gjithë fqinjët e tjerë dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës. Është e rëndësishme që ne të ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme si anëtarë të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai për “Danas”, shkruan albinfo.ch.
Ndër të tjera, ai ka thënë se vendime të tilla madhore, duhet të merren nga liderë të guximshëm.
“Shpresoj se lidershipi i Serbisë do të gjejë forcë për ta zbatuar Marrëveshjen Bazike në plotni. Kosova ka qenë e gatshme që në fillim dhe është ende, për të bërë pjesën e saj. Ne jemi të gatshëm të rishikojmë dhe të përmirësojmë më tej strukturën institucionale për serbët e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, por duhet të jetë e qartë se kjo është pjesë e juridiksionit të Kosovës, të cilën Serbia e njeh, e respekton dhe nuk kërkon ta minojë”, u shpreh ai.
Bislimi deklaroi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve e vë theksin te mbrojtja e pakicave, teksa tha se Kosova insiston në mbrojtjen e shqiptarëve ashtu si Serbia për serbët në Kosovë.
“Ne do të insistojmë në mbrojtjen e minoritetit shqiptar në Serbi me të njëjtën energji siç po e bën pala tjetër për komunitetin serb në Kosovë dhe besoj se do të ishte paradoks të sillemi ndryshe. Kjo temë është e pashmangshme, nëse të dyja palët, Kosova dhe Serbia, kanë synim arritjen e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, tha ai.
Besnik Bislimi u shpreh se shqiptarët në Luginën e Preshevës janë të diskriminuar dhe gëzojnë shumë pak të drejta në krahasim me serbët në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











