Kosova
Zëvendëskryeministri Bislimi emëron këshilltar nga Lugina e Preshevës
Pas kryeministrit Albin Kurti, edhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi ka emëruar një këshilltar nga Lugina e Preshevës.
Bislimi ka emëruar në pozitën e këshilltarit politik, Ragmi Mustafin, i cili më herët ka bartur pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, raporton Albinfo.ch.
Për emërimin ka njoftuar vetë Mustafi në një postim në Facebook.
“Me mirënjohje, dua të njoftoj se sot kam pranuar pozitën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Besnik Bislimi”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka theksuar se kjo është mundësi e mirë për t’i shërbyer Kosovës dhe Luginës.
“Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi.
Kohë më parë, kryeministri Albin Kurti emëroi Ardita Sinanin, ish kryetare e Preshevës, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












