Kosova
Zero investime në shkollat shqipe në Serbi
Shkollat në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës do të bashkohen për shkak të numrit të ulët të nxënësve.
Serbia ka investuar rreth 5,3 milionë euro në shkollat serbe, por jo edhe në ato shqipe. Në shkollat ku vijojnë mësimin nxënësit shqiptarë, pavarësisht gjendjes së rëndë, shteti serb nuk financon rikonstruktimet e objekteve, shkruan Kosovapress.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, tha se do t’i drejtohet me letër edhe kryeministrit Albin Kurti.
“Janë diku rreth katër mijë nxënës prej klasës së parë deri në klasën e tetë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë që pritet të jenë përfitues të këtyre librave. Librat vijnë nga Shqipëria, lejet e përdorimit janë siguruar me marrëveshjen të cilën ka ndodhur mes Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, ka tekste që nuk lejohen nga Serbia për furnizim të nxënësve shqiptarë.
“Bëhet fjalë për librat që Ministria e Arsimit e ka dhënë lejen e përdorimit. Libra e historisë, muzikës që nuk e kanë marrë lejen e përdorimit, pra ato libra që kanë të bëjnë me identitetin tonë kombëtar, ato normalisht që nuk përfshihen në këtë set dhe kjo fatkeqësisht shpresojmë që në të ardhmen të zgjidhet çështja edhe e këtyre librave”, shprehet Lutfiu për Kosovapress.
Bashkimi i shkollave shumë shpejt pritet të ndodhë, shton kreu i këshillit.
“Për shkak të uljes së numrit të nxënësve, shumë shpejt në Serbi mund të fillojë që të bëhet bashkimi i shkollave. Kriter për përzgjedhjen e shkollave mund të jetë infrastruktura e shkollave. Në këtë rast, shkollat serbe në Komunën e Bujanocit konkretisht gjendjen e kanë shumë më të mirë se sa shkollat shqipe. Prandaj investimet e fundit që kanë ndodhur, 5,3 milionë ka investuar në shkollën fillore në Bujanoc, në shkollën e mesme në Bujanoc, ka ndërtuar një sallë sporti në një fshat serb dhe ka ndërtuar një terren sportiv në një shkollë serbe. Ndërkohë, investimet në shkollat shqipe janë zero. Konkretisht shkolla fillore e fshatit Lluqan, e cila është në gjendje jashtëzakonisht të vështirë, në kohën kur bie shi nxënësit e ndërpresin mësimin. Aktualisht ajo shkollë nuk është pranuar, ai projekt dokumentacion për renovimin e asaj shkolle nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu nuk është pranuar të rinovohet as shkolla fillore e fshatit Bilaç në Bujanoc”, deklaroi Lutfiu, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që thotë se do t’i kërkojë nga Qeveria e Kosovës që mjetet e fondit për Luginën të shfrytëzohen për renovimin e shkollave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











