Shkurt.ch
Zëri i aktivistëve të Kosovës, jehoi në Cyrih të Zvicrës
Në Park Platz të Cyrihut dje u fol shqip përmes dokumentarit “Çohu”, shkruan albinfo.ch.
Përmes protagonistëve Adelina Tërshani dhe Lendi Mustafa, ky dokumentar i dha publikut zviceran një pasqyrë të feminizmit dhe komunitetit LGBTI në Kosovë.
“Çohu”, një dokumentar i ndarë në tri episode, është realizuar nga dy studentet zvicerane Arzije Asani dhe Céline Stettler, dhe dje përçoi para publikut zërin e aktivistëve nga Kosova.
Të shumtë në numër ishin edhe njerëzit që kishin shkuar për ta parë këtë dokumentar, e sipas organizatorëve, “Çohu” u prit mirë nga publiku, përcjell albinfo.ch.
Para shfaqjes së dokumentarit, u mbajt edhe një debat, ku ishin të pranishëm edhe vetë aktivistët nga Kosova, Adelina Tërshani dhe Lendi Mustafa, të cilët u folën të pranishmëve për aktivizmin e tyre.
Në intervistën paraprake për albinfo.ch, Arzija dhe Celine kanë treguar se ishin frymëzuar nga aktivizmi i të rinjve në Kosovë, dhe vendosën që atë ‘energji për ndryshim’ ta shfaqin përmes një dokumentari në Zvicër.
“E zgjodhëm Kosovën për të realizuar dokumentarin tonë, sepse është shteti më i ri në Europë, dhe ne kemi parë në TV dhe rrjete sociale se si të rinjtë e Kosovës po avokojnë për ndryshim, ne vërejtëm një energji të madhe këtu, andaj vendosëm ta marrim këtë dhe ta shfaqim në Perëndim, pra në Zvicër”, ka thënë Arzije Asani, e cila me prejardhje është nga komuna e Bujanocit.
Edhe vitin e kaluar, ato realizuan dokumentarin “Zhurma e femrave”, që pati për protagoniste aktivistet nga Kosova, Adelina Tërshani, Jeta Berisha dhe Klara Gordon.
Megjithëse nuk kanë ndonjë plan konkret, Arzije dhe Celine kanë thënë se do të vazhdojnë me projekte të ngjashme edhe në të ardhmen.
Episodet e dokumentarit mund t’i shihni duke klikuar këtu.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











