Kultura
Zeqiraj: “Krenare me çmimin që fituan aktoret e mia të preferuara”
"Jam e lumtur dhe krenare me këtë çmim që iu dha të gjithave së bashku, nga pamundësia qe t’a dallojnë më të mirën nga ansambli i interpretimit kaq të bukur koral"
Pas njoftimit mbi çmimin e rëndësishëm që filmi “Shpia e agës” e fitoi në Festivalin e Cottbus-it, Gjermani, albinfo.ch ka kontaktuar regjisoren Lendita Zeqiraj.
Regjisorja e suksesshme ekskluzivisht për albinfo.ch me këtë rast thotë se “ky vlerësim i cili iu dha ansamblit të aktoreve të mia të preferuara, është një nder i shumëfishtë për mua si regjisore. Jam e lumtur dhe krenare me këtë çmim që iu dha të gjithave së bashku, nga pamundësia qe t’a dallojnë më të mirën nga ansambli i interpretimit kaq të bukur koral”.
E pyetur nga albinfo.ch për planet e afërta lidhur me filmin, Zeqiraj thotë se “në të njëjtën kohë filmi “Shpia e ages” tani është i përzgjedhur dhe është duke u shfaqur ne “Zinebi Film Festival” (edicioni i 61) në Bilbao, që është festival i kategorisë A. Por unë aktualisht jam në Cottbus dhe nuk kam pasur mundësi te jem prezente në të dy festivalet.
Nesër udhëtoj për në Kalkuta, Indi. Pas premierës së indisë, filmi do ta ketë premierën sllovene. Ndërsa menjëherë pas asaj e kemi premierën franceze ne festivalin “Les Arcs”, e cila është e fundit për këtë vit”, përfundon regjisorja Lendita Zeqiraj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












