Kosova
Intervistë për BBC, Kurti: Nuk do ta lejoj bosnjëzimin e Kosovës
Bëhet e ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për emisionin “Hard Talk” në BBC është shprehur se Serbia dëshiron që Kosova të bosnjëzohet, por se ai nuk do të lejojë të ndodhë kjo, pavarësisht nëse është në pushtet ose në opozitë, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ndodhë, pasi kjo ishte edhe arsyeja pse ai u votua.
Kurti tha nëse pyetën serbët në Kosovë se cilat janë shqetësimet e tyre, ata do të thonë se janë punësimi dhe drejtësia.
“Kur Asociacioni nuk u implementua, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi. Ishte Beogradi që u zemërua. Në vitin 1991, më 26 prill, 14 komuna me shumicë serbe në Bosnjë e Hercegovinë u bënë bashkë e krijuan Asociacionin. Më 9 janar 1992 e shpallën pavarësinë, më 28 shkurt 1992 e bënë Kushtetutën e tyre, më 14 dhjetor 1995 në Dejton arritën njohjen ndërkombëtare. Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë. Nuk do ta lejoj këtë, pavarësisht nëse jam në opozitë apo qeveri. Për këtë më votuan njerëzit, të parandaloj bosnjëzimin e Kosovës. Jam i bindur se me programin tonë do të ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse pyesni serbët në Kosovë se cilat janë shqetësimet e tyre kryesore, ata thonë punësimi dhe drejtësia. Beogradi dëshiron të ketë shtet brenda një shteti. Shtetin e Serbisë brenda Kosovës së pavarur”.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












