Sport
Zemri Deari, shpallet lojtari më i mirë i Landesliga në Vjenë
Futbollisti shqiptar Zemri Deari është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2014/2015 në Landesliga 2 të Vjenës.
Në votimin online në ueb faqen Ligaportal.at, në mesin e 25 futbollistëve të nominuar, futbollisti i ekipit shqiptar “SV Albania”, Zemri Deari ka marr 31,69 % të votave.
Zemriu më këtë rast ka falënderuar të gjitha ata që e kanë përkrahur dhe e kanë ndihmuar që më votat e tyre të shpallet futbollisti më i mirë për këtë sezon. Po ashtu një falënderim të veçantë, kapiteni i “SV Albania” ia dedikon edhe klubit shqiptar, njofton “albinfo.ch”.
Zemri Deari është 29 vjeçar nga Gostivari dhe disa vite ka luajtur edhe në ekipin e KF Gostivarit, ndërsa pas ardhjes në Austri, ai aktivizohet në ekipin me të suksesshëm të shqiptarëve në Vjenë, “SV Albania” që këtë sezon u shpallën Kampionë në Landesliga 2 të Vjenës.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














