Koronavirusi: çast pas çasti
Zemaj: Shpejt do të kemi edhe strategjinë e testimit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar Klinikën Infektive të QKUK-së. Ai ka thënë se bashkë me drejtorin e SHSUK-së dhe stafin e Klinikës Infektive kanë diskutuar për hapat e ardhshëm për parandalimin e COVID-19.
“Sot vizitova Kliniken Infektive të QKUK-së. Bashkë me drejtorin e SHSUK-së dhe stafin e Klinikës u dakorduam për hapat e ardhshëm në përpjekjet tona institucionale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit”, ka shkruar Zemaj.
Ministri thotë se Qeveria Hoti do të jetë afër qytetarëve dhe ka paralajmëruar një strategji për testimin e të infektuarve potencialë.
“Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë. Për të kaluar sa më lehtë kjo gjendje e pandemisë, shumë shpejt do të kemi edhe strategjinë e testimit dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë Kosovën”, ka shtuar ai, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












