Ukraina
Zelensky akuzon Rusinë për ‘barbarizëm’ pas sulmit në portin e Odesa-s
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Rusinë për “barbarizëm” pas një sulmi me raketa në portin e Odesa-s.
Sipas mediave të huaja, një marrëveshje historike për të rifilluar eksportet e drithërave të Ukrainës – e nënshkruar disa orë përpara sulmit – tani varet në “mëdyshje”.
Moska nuk ka komentuar mbi sulmin dhe Kievi ka thënë se përgatitjet janë ende duke u zhvilluar për të rifilluar eksportet e grurit, pavarësisht shkeljes së dukshme.
Por, të shtunën, presidenti Zelensky tha se kjo ilustron se si Moskës nuk mund t’i besohet se do t’i përmbahet marrëveshjes.
Ai u zotua të bëjë gjithçka që është e mundur për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore të aftë për të rrëzuar raketa të tilla në të ardhmen.
Ukraina është një eksportues kryesor i drithit, por për shkak të luftës, rreth 20 milionë tonë drithë janë bllokuar në portet e saj, në pamundësi për t’u larguar për shkak të forcave ruse.
Kjo ka çuar në mungesa ushqimore dhe rritje të çmimeve në gjithë Afrikën, e cila zakonisht mbështetet tek Ukraina dhe Rusia për grurin.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor