Bota
Zelanda e Re ndalon të huajt të blejnë shtëpi
Personat që nuk janë banorë të Zelandës së Re nuk mund të blejnë shtëpi
Parlamenti i Zelandës së Re u ka ndaluar të huajve blerjen e shtëpive ekzistuese në këtë shtet, duke synuar të bëjë këto prona më të përballueshme për banorët e përhershëm.
Ky ndalim vlen për banorët që nuk jetojnë aty vazhdimisht, teksa australianët dhe banorët e Singaporit përbëjnë përjashtim për shkak të marrëveshjeve për tregti të lirë.
Zelanda e Re është duke u përballur me krizë të përballueshmërisë së strehimit edhe si pasojë e normave të ulëta të interesit dhe imigrimit në vitet e fundit, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Projektligji është miratuar në parlament me 63 vota, në krahasim me 57 që kanë kundërshtuar të njëjtin, përcjell albinfo.ch.
Personat që nuk janë banorë të Zelandës së Re nuk mund të blejnë shtëpi, mirëpo ata mund të bëjmë investime të kufizuara në banesa të reja që janë pjesë e zhvillimeve të mëdha.
Përveç australianëve dhe banorëve të Singaporit, kjo ndalesë nuk prek edhe personat që kanë leje të përhershme të banimit.
Ministri i këtij vendi për Tregti dhe Zhvillim Ekonomik, David Parker e ka përshkruar këtë projektligj “me rëndësi historike”.
“Kjo Qeveri beson se banorët e Zelandës së Re nuk duhet të diskriminohen nga të pasurit e huaj”, ka thënë ai.
Mirëpo, kundërshtarët kanë thënë se ndalimi është i panevojshëm dhe se nuk do të zgjidhë asnjë problem.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











