Lajme
Zelanda e Re mposht koronavirusin, asnjë rast aktiv
Në Zelandën e Re, pacientja e fundit në vend, një grua Auckland, nuk ka simptoma për 48 orë dhe besohet se është shëruar.
Sipas informacioneve të fundit, Zelanda e Re ka mposhtur virusin COVID-19 dhe se kufizimet në këtë vend do të hiqen nga nesër, raporton gazeta zvicerane 20 minutes.
Siç njoftoi Departamenti i Shëndetit në Zelandën e Re, pacientja e fundit në vend, një grua e quajtur Auckland, nuk ka simptoma për 48 orë dhe besohet se është shëruar, ndërkohë nga nesër do të të lirohet nga izolimi, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se në këtë shtet zyrtarisht më nuk ka asnjë rast aktiv të infeksionit dhe se Qeveria ka njoftuar zyrtarisht se kufizimet e koronës do të hiqen.
Fakti që Zelanda e Re nuk ka pasur asnjë rast aktiv për herë të parë që nga shkurti është një “shenjë domethënëse në udhëtimin tonë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit, Ashley Bloomfield. Hera e fundit që ishte raportuar një infeksion i ri në Zelandën e Re ishte 17 ditë më parë, transmeton tutje albinfo.ch.
Kontrollet e rrepta kufitare, do të vazhdojnë
Kryeministrja Jacinda Ardern tha se kontrollet e rrepta kufitare do të mirëmbahen. Sidoqoftë, të gjitha kufizimet dhe rregullat e tjera do të hiqen të martën në mbrëmje (me kohën lokale). Qëllimi ishte të dilnim nga kriza sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt që kufijtë kombëtarë të mbeten vija e parë e mbrojtjes kundër virusit dhe çdo kufizim tjetër ekonomik të mund të përfundonte, tha ajo.
“Sot, 75 ditë më vonë, ne jemi gati”, tha kreu i qeverisë. Ky vend ka raportuar gjithsej 1504 raste të konfirmuara dhe të mundshme të infeksionit. Prej tyre 22 njerëz vdiqën nga sëmundja e mushkërive në dhe 1482 persona janë shëruar në Zelandën e Re. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










