Lajme
Zelanda e Re, menaxhimin më të mirë të koronës në botë
Gjermania, Zvicra dhe Austria, në menaxhimin e krizës së koronës nuk janë ndër vendet e para. Një studim nga Instituti Lowy në Sidnei të Australisë tregon, se Gjermania zë vendin e 55-të nga 98 vende sa janë përfshirë në këtë studim. Ndërkohë që Zvicra dhe Ausria janë renditur më mirë se Gjermania, transmeton albinfo.ch.
Në studim thuhet se më e mira në menaxhimin e krizës së Coronës është Zelanda e Re, ndërsa në vendin e fundit është Brazili. Renditja është bërë mbi bazën e gjashtë kritereve – duke përfshirë këtu edhe numrin e infektimeve, numrin e të vdekurve dhe testet.
Duhet theksuar se Zelanda e Re ka gjithsej 2,303 infektime dhe prej tyre janë shëruar 2,207 persona, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Zelanda e re ka kryer 1,526,608 testime.
Në 24 orët e fundit, ka rezultuar vetëm një rast pozitiv me Covid, nga mijëra testimet që u bënë.
Përveç Zelandës së Re, në dhjetëshen më të mirë janë edhe Vietnami, Tajvani, Tajlanda, Qiproja, Ruanda, Islanda, Australia, Letonia dhe Sri Lanka.
Zelanda e Re e ka mbajtur nën kontroll përhapjen e virusit përmes mbylljes së kufijve të jashtëm, bllokimit të menjëhershëm dhe testeve të shpeshta të Coronës.
Ndër vendet me suksesin më të vogël në këtë pandemi janë (përveç Brazilit) edhe Meksika (vendi i 97-të), Kolumbia (96-të), Irani (95) dhe SHBA (94). /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












