Bota
Zelanda e Re do të ndalojë disa lloje të armëve
Zelanda e Re do të ndalojë të gjitha llojet e armëve gjysmautomatike dhe pushkët me shënjestrim pas sulmeve në Kristçërç, tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Njoftimi vjen disa ditë pasi një sulmues i armatosur vrau 50 persona në dy xhami të Kristçërç.
“Historia jonë ka ndryshuar. Tashmë duhet edhe ligjet tona po ashtu”, tha kryeministrja Ardern, e cila pret që legjislacioni i ri të vendoset më 11 prill.
Ndërkohë një amnisti është shpallur për personat që i posedojnë këto armë. Ata mund t’i dorëzojnë ato tek autoritetet në këmbim të kompensimi material. Kryeministrja e Zelandës së Re tha se kjo skemë e kompensimit do t’i kushtojë vendit rreth 138 milionë dollarë.
“Ky është çmimi që duhet të paguajmë për të siguruar komunitetet e vendit”, tha zonja Ardern.
Policia ka njoftuar se të gjitha viktimat e sulmit terrorist tashmë janë identifikuar, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, i vetëpërshkruar si supremacist i bardhë, u akuzua për vrasje.
Në mesin e 50 personave të vrarë në dy xhami, gjatë faljes së xhumasë, ishin migrantë myslimanë, refugjatë dhe banorë nga Pakistani, Afganistani, Bangladeshi, India, Turqia, Kuvajti dhe Somalia.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














