Lajme
Zelanda e Re dhe San Marino, në prag të fitores ndaj Covid-19
San Marino dhe Zelanda e Re po cilësohen si dy modele suksesi në botë
Edhe pse nuk janë dy shtete të mëdha për nga gjeografia, ato tani po cilësohen si dy modele suksesi në botë, transmeton albinfo.ch.
Të dyja këto shtete kanë regjistruar vetëm nga 3 raste infektimesh në 24 orët e fundit, sipas raportimeve.
San Marino në muajt nuk pati asnjë rast aktiv me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë pati një menaxhim të mirë të situatës dhe po me të njëjtën ritëm arritën sërish drejt mposhtjes së Covid, ani pse në muajin e fundit kishte në rritje të rasteve, transmeton tutje albinfo.ch.
Deri më tani, San Marino ka regjistruar vetëm 759 raste të prekura me Covid, prej tyre 685 persona janë shëruar, ndërkohë raste aktive gjithsej ka 32.
Nga ana tjetër, edhe Zelanda e Re ka treguar një sukses të paparë në menaxhimin e situtuatës së pandemisë. Ky shtet gjatë muajve maj, qershor dhe korrik ka kaluar 100 ditë pa regjistruar asnjë rast të vetëm të koronavirusit nga komuniteti, diçka që duket se është e vështirë të imagjinohet në krahasim me betejën e shteteve të tjera që po përballen, transmeton albinfo.ch.
Kryeministrja Jacinda Ardern e futi kombin e saj në një nga pengesat më të ashpra në botë në mars, rastin e fundit me koronavirus e ka shënuar më 1 maj.
Tani ky shtet brenda 24 orëve ka regjistrar vetëm 3 rsate të reja infektimesh.
Zelanda e Re deri më tani ka regjistruar 1 mijë e 886 infeksione dhe ka gjithsej 42 raste aktive. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












