CH-Ballkani
Zëdhënësi i Unionit gjerman Hahn: Nuk do ketë rabat politik për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Nga marsi i vitit të ardhshëm BE do jetë më e vogël, për shkak se çanëtarësohet Britania e Madhe. Por nëse shkon sipas vullnetit të Komisionit Europian, BE do zgjerohet përsëri. Gjatë javës së kaluar KE dha dritën jeshile për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, shkruan Albrecht Meier për Der Tagesspiegel.
Përkundër raportit të KE, në shumë qarqe politike perëndimore bisedohet nëse vërtet është koha për nisjen e negociatave me të dyja vendet e lartëpërmendura, veçanërisht ajo me Shqipërinë.
“Në kohën kur Maqedonia në linjë të parë ka zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, në rastin e Shqipërisë ka një listë të gjatë të kërkesave,” përcjell albinfo.ch. “Problemi më i madh i Ballkanit Perëndimor mbetet korrupcioni.”
“Ne do e verifikojmë vetë, nëse Shqipëria ka përmbushur kriteret,” tha zëdhënësi i Unionit gjerman Florian Hahn (CSU) për median berlineze. “Aty nuk do lejojmë një rabat politik.”
Gjithashtu deputeti gjerman Gunther Krichbaum (CDU), mendon se fillimi i negociatave me Shqipërinë nuk është vendim i pjekur dhe njëherësh i parakohshmë. “ “Së pari dhe më kryesorja, korrupsioni dhe krimit i organizuar në nivelet më të larta janë një problem,” tha ai.
Shumë ekspertë dyshojnë gjithashtu në reformat e Malit të Zi dhe Serbisë, për të qenë pjesë e BE deri 2025.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










