Shkurt.ch
Zbulohet zëvendësimi për lëkurën e njeriut
"Kemi arritur t`i izolojmë të gjitha qelizat e nevojshme nga lëkura e njeriut dhe nga kjo të krijojmë një zëvendësim të lëkurës që për herë të parë përmban në vete edhe enët e gjakut dhe ato limfatike"
MIliona njerëz brenda vitit pësojnë djegie të shkallëve të ndryshme të lëkurës. Për shumë prej tyre, zbulimi më i ri, i realizuar nga shkencëtarët e Univeristetit të Cyrihut, do të ketë domethënie të madhe.
Për të ndërhyrë në rastet e dëmtimeve të rënda të lëkurës si djegia, kirurgët plastikë kanë nevojë për inde të shëndetshme që do të zëvendësonin lëkurën e dëmtuar. Në trupin e njeriut ka “material” për zëvendësim (zakonisht hiqet nga kofshët ose pjesë të tjera të trupit) por ai është në dispozicion vetëm në një masë të kufizuar. Veç kësaj, “shartimi” i tillë i lëkurës sidomos te fëmijët dhe të rinjtë, për shkak të procesit të rritjes, paraqitet problematik që i bën të detyrueshme operacionet pasuese. Kjo është arsyeja përse shkencëtarët nga e gjithë bota vazhdimisht janë në kërkim të krijimit në laborator të një zëvendësimi të plotë për lëkurën.
Tani, për herë të parë kjo është bërë e mundur në masë të madhe falë studiuesve zviceranë. Ata kanë pasur sukses të rrisin qelizat e lëkurës ku bëjnë pjesë edhe enët e gjakut dhe enët limfatike. Në këtë mënyrë indet biologjike të prodhuara artificialisht kanë cilësinë për t`u pranuar shumë më mirë nga trupi. Kjo do të bëjë që transplantimet të kenë një shans më të lartë të suksesit, bëhet e ditur në një komunikatë të Universitetit të Cyrihut.
“Pëlhurat” e tilla që zëvendësojnë lëkurën, bazën e tyre e kanë në qelizat që hulumtuesit i marrin nga dhuruesit, të cilat pastaj shumëzohen. Deri më tash prodhimi në këtë mënyrë i lëkurës, kërcës dhe enëve të gjakut është treguar i suksesshëm. Por ka qenë problem të prodhohen edhe gjaku, enët limfatike, pigmenti, gjëndrat e djersë, flokët dhe nervat.
“Ne kemi pasur sukses që t`i izolojmë të gjitha qelizat e nevojshme nga lëkura e njeriut dhe nga kjo të krijojmë një zëvendësim të lëkurës që për herë të parë përmban në vete edhe enët e gjakut dhe ato limfatike”, ka thënë Martin Meuli, udhëheqës i Klinikës Kirurgjike në Spitalin e Fëmijëve në Cyrih.
Kjo klinikë që nga viti 2001 është duke bërë përpjekje në këtë drejtim por vetëm tash, siç është konstatuar nga studimet paraklinike, është arritur që një lëkurë e tillë të implantohet në trupin e njeriut duke lënë pak ose fare vrragë në trup dhe duke u rritur bashkë me të.
Zbatimi për herë të parë në praktikë i këtij zbulimi të rëndësishëm përmes ndërhyrjeve komplekse, sipas Universitetit të Cyrihut, do të jetë i mundur qysh gjatë këtij viti. Por njëherë pa përfshirjen e enëve të gjakut dhe atyre limfatike. Për to duhet pritur lejen përkatëse, thuhet në komunikatën e shërbimit për komunikim të Universitetit të Cyrihut.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











