Bota
Zbulohet një planet i ri
NASA ka deklaruar të mërkurën se sateliti i saj TESS ka zbuluar një planet që potencialisht mund të jetë i banueshëm vetëm 31 vite larg sistemit tonë solar.
Kjo ka rëndësi për shkak se është hera e parë që një planet me potencial banimi është zbuluar kaq afër.
Astronomët nga Instituti i Astrofizikës në Ishujt Kanarie dhe në Universitetin e Lagunës në Spanjë kanë publikuar të dhënat në ditarin e Astronomisë dhe Astrofizikës, dhe po ashtu janë publikuar të dhënat në konferencën e astronomëve në Kambridge, Masachusets.
Zbulimi është bërë duke vrojtuar yllin GJ 357b, dhe gjatë këtij vrojtimi është zbuluar ky planet së bashku me dy planetë tjerë të cilët janë të pabanueshëm për shkak të afërsisë së tyre me diellin e këtij sistemi dhe nxehtësisë shumë të madhe.
Lisa Kaltenegger, që ishte drejtuese e këtij grupi ndërkombëtar të astronomëve që bënë zbulimin, thotë se do të vazhdojnë hulumtimin më të detajishëm të këtij planeti me teleskopet më të sofistikuar që ndodhen në Kili. Në zbulime do të shihet se a ka në të burime të ujit apo është vend shkëmbor.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













