Lajme

Zbulohet gomonia me 170 kilogramë drogë

Një gomone me 170 kilogramë hashash është kapur rreth 30 kilometra nga brigjet e Brindizit. Anija është diktuar nga një helikopter gjerman

Një helikopter gjerman i angazhuar në operacionet e Bashkimit Evropian, gjatë një misioni patrullimi në detin Adriatik, kishte zbuluar në Brindizit, një gomone të dyshimte që po kalonte në Itali. Nga fluturakja u detektuan disa qese të mbështjella, që dolën të jenë rreth 170 kilogram drogë të llojit kanabis.

Siç ka njoftuar TCH, pas raportimit nga helikopteri, policia italiane nisi ndjekjen, por skafistët hodhën drogën në det dhe ikën drejt brigjeve shqiptare, transmeton Albinfo.Ch.

Menjëherë janë njoftuar autoritetet shqiptare të cilat e kanë lokalizuar gomonen. Policia në Tiranë thotë se po bën përpjekje për t’i gjetur personat që kanë nisur drogën, ndërsa Policia në Itali për ata që po e prisnin atje.

Gjiri i Brindizit, është pika me afërt që bashkon Italinë dhe Shqipërinë, ndërsa kontrabandistët edhe me parë kanë shfrytëzuar këtë  ngushticë për kalime në Itali.