Bota
Zbulohet banda kriminale e kibernetikës
Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) ka zbuluar një bandë kriminale, me shtrirje ndërkombëtare, e cila përdorte viruse kibernetike për të vjedhur deri në 100 milionë dollarë nga më shumë se 40.000 viktima.
Një operacion kompleks i policisë kreu hetime në SHBA, Bullgari, Gjermani, Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë.
Pjesëtarët e bandës, përmes infektimit të kompjuterëve me virus, merrnin detajet bankare në internet dhe pastaj hynin në llogaritë bankare.
Banda u krijua nga kriminelë që prezentuan aftësitë e tyre në forume online.
Detajet e operacionit u prezentuan në selinë e Agjencisë Evropiane të Policisë në Hagë.
Në njoftim u tha se hetimi ishte i pashembullt, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Në mesin e viktimave ishin bizneset e vogla, zyrat ligjore, korporatat ndërkombëtare dhe organizatat jofitimprurëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














