Gruaja
Zana Ramadani sulmon ashpër presidentin austriak që mbron gratë me shami
“Ju po e keqpërdorni fuqinë e postit Tuaj, duke e prezantuar mbulesën e kokës si një simbol të lirisë, edhe pse ajo në fakt është simbol për aparteidin gjinor..."
“Nëse vazhdon kështu, me këtë islamofobi të shfrenuar, do të vijë një ditë kur ne duhet t`i lusim të gjitha gratë të bartin shami – të gjitha- në shenjë solidarizimi me ato që e bartin për qëllime religjioni”. Kjo deklaratë e presidentit austriak, Van de Belen e dhënë para nxënësve në një debat në Shtëpinë e Unionit Evropian ka ngjallur reaksione të ashpra në shoqërinë austriake, transmeton albinfo.ch mediat austriake. Kaq i fuqishëm ka qenë reagimi sa që simpatia e popullit për presidentin ka rënë nga 17 në 3 për qind! Me këtë përqindje ai është tashmë në pozitën e presidentit me simpatinë më të ulët në popull, në historinë presidenciale të Austrisë, shkruajnë mediat austriake.
Por, presidenti ka thënë se thënia e tij është artikuluar në përpjekjen për të mbrojtur gratë me shamia nga stigmatizimi që po u bëhet. Sqarimet e tij pastaj se deklarimi i tij është nxjerrë artrificialisht nga konteksti dhe se është thënë me dozë ironie, duket se nuk kanë bërë punë. Debati me presidentin në shënjestër po vazhdon dhe po merr përhapje mbinacionale. Kështu, në këtë debat është përfshirë edhe feministja dhe kundërshtarja e ashpër e islamit politik, politikania shqiptarogjermane, Zana Ramadani, shkruan albinfo.ch. Ajo, në një letër të hapur presidentit austriak ka shkruar me mllef: “Ju po e keqpërdorni fuqinë e postit Tuaj, duke e prezantuar mbulesën e kokës si një simbol të lirisë, edhe pse ajo në fakt është simbol për aparteidin gjinor, shtypjen, detyrimin dhe ndarjen në mes të një gruaje të ndershme dhe një lavireje”.
Sikurse Zana Ramadani, edhe personalitete dhe lëvizje që janë angazhuar në mënyrë kritike kundër islamit politik, kanë ngritur zërin duke kundërshtuar klasifikimin e tyre si islamofobë. Në mesin e tyre është edhe “Iniciativa e Myslimanëve Liberalë të Austrisë”, përcjell albinfo.ch. Ajo ka kërkuar sqarimin e deklaratës së Van der Bellen-it dhe kanë kundërshtuar kategorikisht etiketimin si islamofobë ose racistë vetëm për faktin se kritikojnë fanatizmin dhe ekstremizmin fetar.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











