Maqedonia
Zaev: Zgjidhja e kontestit të emrit çështje ditësh
“Nuk do të komentoja detaje, sepse duke parashtruar ju pyetje, unë e shoh se kjo çështje është e ndjeshme. Janë në pyetje ditë, dhe do të jem i vëmendshëm, dhe besoj si ju, si qytetarët do të më kuptoni, sepse besoj se janë në pyetje ditë për përfundim dhe zgjidhje të suksesshme të këtij procesi”, kështu ka komentuar në një ngjarje, sot në Shkup, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, transmeton Portalb.mk.
Kryeministri i Maqedonisë, sërish zgjedh të mos deklarojë detaje të zgjidhje së problemit të emrit Maqedoni – Greqi, kurse për telefonatën e paralajmëruar se do ta realizojë me homologun e tij grek, Aleksis Cipras, tha: “Nuk do të komentoja detaje, për të vetmen arsye, sepse ende po krijohen kushtet që të realizohet biseda telefonike”, tha Zaev, megjithëse as nuk demanton, as nuk i vërteton propozimet në tryezën e zgjidhjes.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias, ka deklaruar se “Nova Makedonija”, “Gorna Makedonija” dhe “Severna Makedonija” janë propozimet për emrin e Maqedonisë, për të cilat duhet të vendosin kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, për t’i dhënë fund procesit 25-vjeçar të çështjes së emrit Maqedoni – Greqi.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










