Maqedonia
Zaev sot do ta dorëzojë dorëheqjen në Kuvend
Kryeministri Zoran Zaev sot në Kuvend duhet të dorëzojë dorëheqjen nga funksioni, menjëherë pas përfundimit të fjalimit tradicional të presidentit Stevo Pendarovski, para deputetëve, transmeton albinfo.ch.
Pas disfatës në zgjedhjet lokale, Zaev paralajmëroi se do të tërhiqet nga të gjitha funksionet, ndërsa veç më ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i liderit në LSDM, ku lider i ri u zgjidh Dimitar Kovaçevski, i cili duhet të jetë edhe mandatar për Qeverinë e re.
Pas dorëheqjes se Zaevit, Pendarovski duhet t’ia japë mandatin mandatarit të ri.
Sipas Kushtetutës, presidenti është i obliguar në afat prej 10 ditëve t’ia besojë mandatin partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend.
Mandatari në afat prej 20 ditësh, nga dita e marrjes së mandatit, i dorëzon Kuvendit programin dhe e propozon përbërjen e Qeverisë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra














