Maqedonia
Zaev: Sela nuk do të jetë pjesë e qeverisë
Pyetjes nëse i vjen keq që po e largon një partner me të cilin ishte bashkë natën e 27 prillit, ai iu përgjigj se ndjen keqardhje, por mjerisht nuk ka mundur të gjejë marrëveshjen

Nuk ka mundur të arrijë marrëveshje për të futur kryetarin e ASH-së, Ziadin Selën në qeveri. Kështu ka thënë Kryeministri Zoran Zaev duke konfirmuar se Sela nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, pasi që propozimet për ministra tashmë janë dërguar në Kuvend.
Ai këtë e ka theksuar në intervistën me gazetarin Borjan Jovanovski në TV Telma, duke folur lidhur me koalicionin qeverisës, transmeton INA.
Zaev shtoi se pas shumë përpjekjeve nuk ka arritur gjuhë të përbashkët me kreun e Aleancës për SHqiptarët për ministrinë e shëndetësisë dhe këmbimin e saj me postin e zv/kryeministrit për reforma.
Pyetjes nëse i vjen keq që po e largon një partner me të cilin ishte bashkë natën e 27 prillit, ai iu përgjigj se ndjen keqardhje, por mjerisht nuk ka mundur të gjejë marrëveshjen dhe se për këtë ka pritur gjatë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025” Një storie suksesi nga Suedia ...
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri