Maqedonia
Zaev gjatë takimit me Michel: Jemi në fazën e fundit të bisedimeve me Greqinë
Bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth kontestit të emrit janë në fazën e fundit, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev gjatë një takimi në Shkup me nd.sekretarin shtetëror amerikan për Europë dhe Euroazi, Wese Michel. Zaev u shpreh optimist se kjo fazë do të përmbyllet me një zgjidhje që nuk do të dëmtojë asnjërën palë, por do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin dhe mirëbesimin mes fqinjëve.
“Në këtë drejtim me nd.Sekretarin Shtetëror Michel biseduam edhe për momentet më të reja nga bisedimet me Greqinë për problemin që shteti fqinj ka me emrin tonë. E shpreha bindjen time se fillojmë fazën e fundit, e cila në përfundim do të sjellë zgjidhje dinjitoze për këtë çështje. Mbetet e rëndësishme që edhe më tej të zhvillohet besimi mes dy palëve. Të gjitha arritjet tona të deritanishme janë sukses i përbashkët i gjithë shtetit, të gjitha institucioneve, partive, të gjitha bashkësive dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha kryeministri maqedonas Zaev.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









