Lajme
Ylli i Çekisë thotë se do të fitojnë në Prishtinë
Patrik Schick beson se Republika Çeke mund t’i fitojë 6 pikë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2020. Sulmuesi i rrezikshëm çek thotë se ekipit të tij i duhen fitoret ndaj Kosovës dhe Malit të Zi në shtator, në mënyrë që t’i shtohen gjasat për ta përforcuar vendin e dytë, i cili siguron kualifikim në Euro 2020.
Ylli i Kombëtares së Republikës Çeke, Patrick Schick, është i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme në shtator, ndaj Kosovës dhe Malit të Zi, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020, shkruan Gazeta Express.
Çekët do t’i zhvillojnë dy ndeshje në udhëtim, më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pas tri ditësh, më 10 të këtij muaji, ata do të luajnë me malazezët në Podgoricë.
Schick, i cili së fundmi u largua nga Roma për t’iu bashkuar Leipzigut, thotë se ai me shokë i kërkojnë 6 pikë në këto dy ndeshje, në mënyrë që ta përforcojnë pozitën e dytë, e cila siguron pjesëmarrje në Euro 2020.
“Unë jam i fokusuar tërësisht tek ekipi kombëtar dhe në dy ndeshjet që na presin. Do të vendoset shumëçka, unë jam i gatshëm”, ka thënë fillimisht Schick për uebfaqen zyrtare të Kombëtares së Republikës Çeke, shkrun gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke do të zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











