Maqedonia
Ylber Sela, ambasador i RMV-së në Berlin
Sot, ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, informon se një përqindje e madhe e diplomatëve nga MPJ janë emëruar si ambasadorë. I gjithë grupi i drejtorëve në Drejtorinë e Ministrisë së Jashtme dërgohet në vende ku janë më të përshtatshme, përcjell albinfo.ch.
“Një numër i vogël janë njerëz nga jeta shoqërore që janë jashtë rrjetit diplomatik, siç është ish-ministri i Drejtësisë, Tupançevski, i cili shkon në Beograd, si Ylber Sela që është gjermanofolës dhe ka mbaruar në Vjenë dhe po shkon në Berlin. Andrej Zhernovski në Bukuresht dhe Emil Krstevski në Pragë. Ata janë njerëz jashtë diplomacisë, ndërsa të tjerët janë njerëz nga Drejtoria e MPJ-së”, theksoi Osmani.
Ai sqaroi se kanë një listë të përshtatshme të personave në diplomaci, por edhe në jetën politike e shoqërore dhe beson se do të japin një kontribut serioz në aksionin politik të jashtëm të shtetit.
Kandidatët për ambasadorë të rinj, sot para Komisionit të Politikës së Jashtme, në Kuvend, do të paraqesin tezat për aktivitetet diplomatike, të cilat do të finalizojnë procedurën para nisjes së tyre në ambasada.
Vendi ka gjithsej 57 përfaqësi diplomatike-konsullore, nga të cilat 42 janë ambasada, tetë janë përfaqësi të përhershme dhe nëntë janë konsullata të përgjithshme.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










