XXK kodi i Kosovës në Maqedoni
Që tani e tutje në vend kodit SRB, që nënkuptonte Serbinë do të përdoret kodi XXK që nënkupton Kosovën
Shtetasve të Maqedonisë të cilët kishin lindur në Kosovë kur merrnin dokumentet personale, deri para pak kohësh u shkruhej se ishin lindur në Serbi. Por kjo praktikë tani ka ndryshuar. Që tani e tutje në vend kodit SRB, që nënkuptonte Serbinë do të përdoret kodi XXK që nënkupton Kosovën. Kjo është zgjidhja që e kanë bërë autoritet në Shkup dhe e cila bazohet në praktikën e disa shteteve të BE-së.
“Në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme u soll vendimi që gjatë dhënies së dokumenteve personale të shqiptarëve që kanë lindur në territorin e Kosovës të shfrytëzohet modeli slloven, i cili parasheh që si kod të shtetit për shtetasit shqiptarë që kanë lindur në Kosovë dhe që kanë aplikuar për dokumente personale të shkruhet shkurtesa XXK.
Të gjitha ndryshimet e nevojshme janë implementuar në sistemet, në bazën e të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjegjësisht në qendrën kompjuterike, ashtu që veç më mund të filloj zbatimi, dhe supozoj se veç më ka filluar zbatimi i këtij vendimi” tha Ivo Kotevski, Zëdhënës i MPB-së.
Ky ndryshim i praktikës së autoriteteve në Shkup vjen pas reagimeve të shqiptare por edhe në një periudhë kur shumë mërgimtarë vinë në Maqedoni. Ata shpesh gjatë kësaj periudhe aplikojnë për dokumente të reja personale, letrat e njoftimit ose pasaportat.
Për këtë arsye autoritetet thonë se është tejkaluar një problem me të cilin përballeshin qytetarët e lindur në Kosovë.
Autoritetet nuk kanë shifra zyrtare se sa prej atyre që kërkojnë dokumente personale janë qytetarë që jetojnë jashtë Maqedonisë. Por vlerësim i përgjithshëm është se është rritur numri i aplikimeve për dokumente.
Kodi XXK për Kosovën ndërkohë siç bëhet e ditur do të jetë i përkohshëm dhe do të përdoret deri në momentin kur Kosova do ta regjistrojë kodin e saj të përhershëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Këtë kod tani e përdorin shumica e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










