Sport
Xhudisti Arbër Kullashi, i argjendtë në Itali, lëndohet Shpat Zekaj

Xhudisti Arbër Kullashi ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të mbajtur Alpe Adria në Lignano të Italisë.
Këtë e bën të ditur Driton Kuka përmes një postimi në Facebook, derisa konfirmon se xhudisti tjetër, Shpati Zekaj, është lënduar.
E sot garuan edhe Rios Kuka, Selim Berisha e Arbër Nikqi, por pa ndonjë sukses.
“Arbër Kullashi i argjendtë në kategorinë 81 kilogramë. Sot në Lignano garuan juniorët U2` dhe Abi u stolis me medalje pas një dite me 7 luftëra gjithsej, nismë e mbarë e tij për këtë vit. Favoriti për medalje, Shpati Zekaj, erdh deri në gjysmëfinale, ku pësoi një lëndim dhe u desh të ndërpresë garat, shpresojmë që lëndimi të mos jetë i rëndë”, ka shkruar Kuka.
Tutje ai ka shkruar se Rios Kuka, kategoria 90 kg, shënoi dy fitore dhe arriti në çerekfinale dhe mandej pësoi humbje, e sipas Driton Kukës, ai ka mungesë përvoje në gara ndërkombëtare, diç që sivjet do të mundohet ta fitojë.
“Selim Berisha e Arbër Nikqi fituan nga një lojë, mandej u eliminuan dhe mbetën pa plasman. Kosova nga kjo garë kthehet me tri medalje të të gjitha ngjyrave”, ka shkruar Kuka.
Kujtojmë se dje në këtë garë Dardan Cena kishte rrëmbyer të artën, derisa Anes Veseli të bronztën, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor