Sport
Xherdani me „Show your swiss colours“ nuk është pritur mirë
Një spot i realizuar nga reprezentuesi kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk është pritur mirë, sidomos nga disa fansa shqiptarë, dy javë para përballjes Zvicër-Shqipëri, takim ky që luhet më 11 shtator në Lucern, në kuadër të eliminatorëve të Kupës së Botës “Brazili 2014”.
20-vjeçari i lindur në Gjilan në rrjetin e tij social në Facebook ka publikuar një fotografi nga spoti “Show your swiss colours”, ku ai dhe dy bashkëlojtarët, Inler dhe Fernandes, dhurojnë për fansat e tyre nga një fanellë nëse dërgojnë fotografitë e tyre në [email protected].
Në këtë lojë shpërblyese Xherdan Shaqiri, i cili është në fokus të kësaj videoje, ka shfaqur edhe një vizatim mbi zemër, në të cilën shihet flamuri helvetik.
Ky veprim i Shaqirit nuk është pritur mirë nga ca fansa shqiptarë, të cilët e kanë interpretuar se i riu me prejardhje nga Kosova e ka në zemër vetëm Zvicrën. Të gjitha këto komente të shoqëruara me fyerje janë bërë në forume të ndryshme sociale në internet.
Por, ka edhe të atillë që e mbrojnë shqiptaro-zviceranin, i cili gjatë kësaj vere u transferua nga Baseli në Bayern Munich.
Në takimin e Lucernit trajneri zviceran në përbërje të ekipit zviceran e ka ftuar pesëshen e përbërë nga Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmeti.
Në prag të përballjes Zvicër-Shqipëri, pesëshja shqiptare e Zvicrës ka marrë kritika të shumta që zgjodhën Zvicrën para Shqipërisë.
Për më shumë: http://www.football.ch/fr/desktopdefault.aspx/tabid-1561/2472_read-15776/
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










