Sporte Luftarake
Xhavit Visoka tregon kush mund ta ketë vrarë Besar Nimanin
Ish-kolegu dhe miku i Besar Nimanit, Xhavit Visoka, tha në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova që beson se grupi i njëjtë kriminal që e sulmoi para 10 vjetësh, qëndron prapa vrasjes së tij.
“Njerëz turko-iranianë, ata të cilët as veten nuk e duan, ata kanë menduar që munden edhe Besarin me e fut në grupin e tyre, kështu ka lind konflikti”, u shpreh Visoka teksa fliste për plagosjen e të ndjerit që ndodhi në vitin 2013.
“Klan mafioz, narkomanësh, bastardësh. Besarin me mbyt ke mundur, por me frikësuar jo. Besoj që po, të njëjtit si para 10 vjetësh”, tha Visoka, kur flitej për vrasjen e Nimanit, njofton Klankosova.tv.
Visoka po ashtu tha se nuk ka pasur asnjë lloj të kalibrit të Nimanit, përcjell albinfo.ch.
“Ai ka boksuar shqip, ka qenë luan, ka qenë i paparë”, u shpreh miku i të ndjerit.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












