Sport
Xhakës i realizohet ëndrra
“Unë nuk e di nëse jam Schëeinsteiger i ri, por unë jam një lojtar tjetër. Unë jam Granit Xhaka”, deklaroi mesfushori kosovar
Granit Xhaka të mërkurën zyrtarisht u prezantua si futbollist i Arsenalit. Ai nënshkroi kontratë 5-vjeçare, derisa do të përfitojë rreth 150 mijë euro në javë, shkruan albinfo.ch.
Xhaka për faqen zyrtare të Arsenalit ka thënë se është shumë i kënaqur që iu bashkua Arsenalit, duke realizuar ëndrrën. “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Një ëndërr që më është bërë realitet dhe jam i lumtur. Mbaj mend kur isha i ri lojën e parë që e kam parë ishte e Premierligës. Kjo ishte një ëndërr e madhe për mua dhe tani jam këtu. Jam shumë, shumë i lumtur. Më pëlqen shumë. Më pëlqen stili i futbollit në Premierligë. Është agresive dhe më pëlqen mënyra se si luan Arsenali. Nuk është si në vendet e tjera, por është shumë, shumë bukur”, deklaroi Xhaka.
Ai ka krahasuar futbollin anglez me atë gjerman dhe stilin e lojës që ka me Schëeinsteiger. “Në Gjermani ju mund të bëni lojë më agresive, por gjyqtari gjithmonë do t’i fryj bilbilit, ndërsa në Angli është ndryshe. Kjo është e mirë për mua. Nëse Ottmar Hitzfeld thotë atëherë ky është një kompliment i madh. Ottmar është një trajner i madh dhe një zotëri i mirë. Unë nuk e di nëse jam Schëeinsteiger i ri, por unë jam një lojtar tjetër. Unë jam Granit Xhaka. Kur isha i ri, edhe pse kam pasur një vëlla të madh, prindërit e mi më jepnin mua çelësin e shtëpisë. Në kokën time qëndron fakti se jam lider dhe të qenit kapiten i Monchengladbach ishte shumë e mirë për mua”, theksoi mesfushori kosovar.
Edhe trajneri Arsene Wenger është shprehur i lumtur për kalimin e Xhakës te skuadra e tij.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026












